Iniciohet formimi i një shtabi emergjent në QKUK si pasojë e pranisë së qenve endacakë

Iniciohet formimi i një shtabi emergjent në QKUK si pasojë e pranisë së qenve endacakë

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent në kuadër të QKUK-së, si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

Bazuar në njoftimin zyrtar, qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë.

“Shtabi Emergjent përbëhet nga përfaqësues të strukturave të brendshme të QKUK-së, përfshirë drejtues institucionalë, përfaqësues nga Klinika Emergjente, Zyra Ligjore, si dhe Shërbimi i Sigurimit dhe zjarrfikësve. Në këtë mekanizëm janë përfshirë edhe institucionet relevante jashtë QKUK-së, si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Policia e Kosovës, kompania kontraktuese për trajtimin e qenve endacakë, Inspektorati komunal, si dhe organizata të licencuara për mbrojtjen e kafshëve”, thuhet në njoftim.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti